Me vendim të Ramës, Arben Malaj pezullohet nga detyra në Bankën e Shqipërisë! - Gazeta Express
string(75) "me-vendim-te-rames-arben-malaj-pezullohet-nga-detyra-ne-banken-e-shqiperise"

Me vendim të Ramës, Arben Malaj pezullohet nga detyra në Bankën e Shqipërisë!

Gazeta Express

05/12/2019 16:44

Arben Malaj është pezulluar nga detyra e tij si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Vendimi për pezullimin e Malajt nga detyra është botuar në fletoren zyrtare, ku shkruhet se vendimi hyn në fuqi menjëherë me propozim të kryeministrit.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se prej disa kohësh Arben Malaj dhe shumica qeverisëse janë përplasur mbi qëndrimet që ka mbajtur ish- Ministri socialist i Financave, mbi ekonominë dhe mënyrën sesi po i menaxhon financat qeveria.

Disa muaj më parë, u mblodhën një sërë firmash të deputetëve socialistë për të shkarkuar Malajn, por me kalimin e kohës u duk sikur çështja u ‘harrua’. Ndërsa sot, rezulton se vendimi për pezullimin nga detyra të Malajt është bërë fakt i kryer në fletoren zyrtare./Express