Arben Malaj është pezulluar nga detyra e tij si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Vendimi për pezullimin e Malajt nga detyra është botuar në fletoren zyrtare, ku shkruhet se vendimi hyn në fuqi menjëherë me propozim të kryeministrit.
Kujtojmë se prej disa kohësh Arben Malaj dhe shumica qeverisëse janë përplasur mbi qëndrimet që ka mbajtur ish- Ministri socialist i Financave, mbi ekonominë dhe mënyrën sesi po i menaxhon financat qeveria.
Disa muaj më parë, u mblodhën një sërë firmash të deputetëve socialistë për të shkarkuar Malajn, por me kalimin e kohës u duk sikur çështja u ‘harrua’. Ndërsa sot, rezulton se vendimi për pezullimin nga detyra të Malajt është bërë fakt i kryer në fletoren zyrtare./Express