Më thuaj formën e vitheve, të të them diçka për shëndetin tënd


Gazeta Express
17 Gusht 2019 12:21

Disa pjesë të trupit tonë janë tregues të shkëlqyeshëm të shëndetit tonë

Nëse ju mungon kalciumi, mund të vuani nga ngërçet, nëse keni probleme me tiroiden trupi jep shumë sinjale, në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nëse e besoni apo jo, por forma e vitheve zbulon shumë për shëndetin tuaj.

1. Forma V

Kjo lloj forme është një tregues i mundshëm i niveleve të ulëta të estrogjenit dhe për të përmirësuar këtë gjendje është e nevojshme të hani fruta dhe perime.

Zakonisht ndodh tek njerëzit që pinë shumë kafe dhe shumë duhan!

2. Forma e zemrës

Yndyra ruhet në pjesën e sipërme të vitheve. Njihet gjithashtu si një “formë dardhe” dhe do të thotë që ekziston një nivel i lartë i kolesterolit në gjak.

Ju duhet të ndaloni së ngrëni sheqer dhe mish të kuq. Për më tepër, stërvitja fizike do t’ju ndihmojë të tonifikoni në një formë më të bukur vithet tuaja.

3. Forma katrore

Të kesh formën e vitheve katrore është një shenjë e thithjes së dobët të lëndëve ushqyese, një shenjë e anemisë.

Rekomandohet të hani shumë fruta dhe perime dhe të bëni të paktën 30 minuta stërvitje në ditë!

4. Forma rrethore

Kjo formë është në thelb më e bukura. Në këtë formë yndyra shpërndahet në mënyrë perfekte dhe është një shenjë e shëndetit të shkëlqyeshëm.

Nëse keni një formë të tillë, do të thotë që bëni shumë stërvitje dhe dieta juaj është e saktë! 

Te fundit


Kthehu lart