Me temperaturë 39.2 °C dhe ethe, mjekja shqiptare: Telefonova 127, s’më bëjnë testin për Covid-19 - Gazeta Express
string(92) "me-temperature-39-2-c-dhe-ethe-mjekja-shqiptare-telefonova-127-sme-bejne-testin-per-covid-19"

Me temperaturë 39.2 °C dhe ethe, mjekja shqiptare: Telefonova 127, s’më bëjnë testin për Covid-19

Gazeta Express

05/04/2020 18:54

Mjekja shqiptare Genta Dedej dyshon se është e prekur nga koronavirusi, por sipas saj shërbimet e urgjencës nuk e kanë konsideruar rastin e saj.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në rrjetin social, mjekja deklaron se ajo prej ditësh ka temperaturë të lartë, kollë dhe ethe, ndërsa kur ka marrë në telefon 127 (numri i urgjencës në Shqipëri për rastet e koronavirusit), personi që i është përgjigjur i ka thënë se nuk do të mund t’ja bëjnë tamponin nëse nuk ka vështirësi në frymëmarrje.

Statusi: 

“Jam me temperature 39.5 grade celcius, me ethe dhe dhimbje trupi. Para 10 ditesh kisha nje kolle te thate dhe dhimbje te lehte te anes se djathte te mushkerise. Njoftova 127, njoftova me mesazhe te verifikuara ate shefin e shkrete te Urgjences “Nderkombetare dhe Kozmike”.
Tek linja telefonike me doli nje grua( doktoreshe??)qe me degjoi dhe me pyeti- sa e ke saturimin e Oksigjenit??!!! – Nuk e di i thashe. Si ta mas saturimin??!!
-Izolohu ne shtepi,me tha.
-Dua te bej tamponin qe te izolohem,i thashe.
– Po spate marrje fryme, nuk behet.- tha. Telefonata eshte e regjistruar.
Fillova 3 dite azitromicine, dhimbja u lehtesua por me mbeti nje kolle e thate.
Kam mbi nje ore me ethe dhe temperature 39.5, dhimbje trupi,debulese.
Gjate ketyre diteve, une nuk u izolova ne shtepi ndaj femijeve te mi,dhe as ndaj mamase time mbi 70 vjec , sepse une nuk mund te vetquhem me Covid kur nuk kam nje rezultat analize.

Tani, situata eshte delikate”, shkruan ndër të tjera Dedej.