Me shumë sheqer dhe kalori, mbajini “tundimet e ëmbla” jashtë zyrës - Gazeta Express
string(64) "me-shume-sheqer-dhe-kalori-mbajini-tundimet-e-embla-jashte-zyres"

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2023 17:37

Me shumë sheqer dhe kalori, mbajini “tundimet e ëmbla” jashtë zyrës

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2023 17:37

Nëse punoni në zyrë me siguri e dini se kur një nga kolegët ka ditëlindjen zakonisht do sjellë edhe tortë apo ëmbëlsira me vete në mënyrë që të festojë këtë ditë të veçantë, por sipas këshilluesve të ushqimit kjo shoqërohet me pasoja pasi “tundon” kolegët që janë duke u përpjekur të mos konsumojnë sheqer.

Ata e kanë krahasuar procesin e lënies së ëmbëlsirave njësoj si ai i lënies së duhanit dhe kanë thënë se nuk duhet t’i tundojmë kolegët në këtë formë duke testuar vullnetin e tyre. I gjithë diskutimi   nisi kur të dhënat treguan  se në Angli numri i të rriturve obezë është shumë i lartë.

Lexo Edhe:

“Nëse askush nuk do sillte ëmbëlsirë në zyrë, unë nuk do haja ëmbëlsira”, profesore Susan Jebb, kryetare e Agjencisë së Standardeve Ushqimore, (Food Standarts Agency).

Nga ana tjetër doktore Helen Wall ka thënë në një intervistë për BBC, se njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për shëndetin e tyre.

 “Nëse dikush pranë jush sjell një ëmbëlsirë, kjo s’të detyron ta hash apo jo?!”, tha ajo, duke shtuar se lejimi i kënaqësive të tilla në vendin e punës është diçka e padëmshme, ndërsa mbajtja e duarve larg nga ëmbëlsirat i takon individëve dhe vullnetit të tyre.

Susan Jebb ka shtuar në mbështetje të argumenteve të saj se është e vërtetë se individët bëjnë zgjedhjet e tyre, por kolegët mund t’i ndihmonin këta kolegë duke krijuar një mjedis më mbështetës.

Në shumë mjedise pune ëmbëlsira të ndryshme si kekë, biskota, torta të cilat vijnë nga kolegë kur ata kthehen nga udhëtime, apo  për ditëlindjet e tyre, janë shumë tunduese për ata që janë duke u përpjekur të heqin apo  reduktojnë sheqerin dhe në një farë mënyrë ua vështirëson shumë arritjen e këtij synimi. Megjithatë është shumë e vështirë që “tradita”e gjërave të ëmbla në zyrë të zhduket./Gazeta Express