Më shumë se gjysma e vendvotimeve janë numëruar, kanë mbetur edhe 635


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 16:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se deri më tani në QNR janë rinumëruar 55% e votave për të cilat ka vendosur PZAP-ja, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi I KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Express se sot deri në orën 16:00 janë rinumëruar 66 vendvotime.

Tutje, është bërë e ditur se kanë mbetur për t’i rinumëruar edhe 635 vendvotime tjera.

“Në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”, tha Elezi.

Rinumërimi i më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve për të cilat vendosi PZAP-ja u bë e ditur se do të zgjasë deri javën e ardhshme./GazetaExpress./

Te fundit


Kthehu lart