“Më shumë se 80% e të rinjëve me koronavirus nuk shfaqin simptoma” - Gazeta Express
string(63) "me-shume-se-80-e-te-rinjeve-me-koronavirus-nuk-shfaqin-simptoma"

“Më shumë se 80% e të rinjëve me koronavirus nuk shfaqin simptoma”

Gazeta Express

10/07/2020 12:43

Një studim ende preliminar, ka sugjeruar që më shumë se 80% e të rinjëve mund të mos shfaqin simptoma edhe nëse janë me koronavirus, shkruan Medical News.

Ekspertët nga fondacioni “Bruno Kessler” në Itali në bashkpunim me disa institucione të tjera kërkimore, kanë realizuar një studim ku vlerësuan se cila është përqindja e njerëzve me koronavirus, që përjetojnë simptoma më të theksuara të COVID-19.

Lexo Edhe:

Ky studim ende preliminar, ka paraqitur përmbledhjen në platformën digjitale në internet dhe ende nuk është botuar në asnjë revistë shkencore.

Shkalla e bartësve asimptomatikë të mundshëm të koronavirusit, mund të ketë pasoja të rëndësishme për transmetimin e virusit, theksojnë autorët.

“Ky studim na lejon të tregojmë qartë vështirësitë në identifikimin e infeksioneve, pasi që shumica e tyre nuk shoqërohen me simptoma”, thotë bashkëautori i studimit Stefo Merler, i cili është i specializuar në sëmundjet infektive.

Studiuesit analizuan të dhënat e 5.484 individë nga rajoni i Lombardisë në Itali, të cilët kishin qenë në kontakt me njerëz me infeksion të koronavirusit. Nga ky numër, 2.824 individë kishin infeksione të konfirmuara nga laboratoret.

Duke analizuar të dhënat mbi moshën, studiuesit llogaritën që në mesin e njerëzve të moshës nën 20 vjeç, 81% e tyre mund të mos paraqesin fare simptoma të infeksionit.  Ndërsa në mesin e personave nën moshën 60 vjeç, 73.9% mund të mos paraqesin simptoma të sëmundjes COVID-19.

Sa i përket tendencave të përgjithshme, studiuesit arritën në përfundim, se gjasat për të provuar simptoma të infeksionit COVID-19 rriten me moshën. /Gazeta Express