Me shpejtësi të lartë, makina kthehet përmbys, plagosen 2 persona


Gazeta Express
11 Korrik 2019 16:55

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur përpara shkollës profesionale, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makinë është përmbysur.

Shkak i humbjes së kontrollit mendohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart