Me rreth 26 mijë të paraburgosur në pritje të gjykimit, Erdogani premton avancim të lirive civile - Gazeta Express
string(96) "me-rreth-26-mije-te-paraburgosur-ne-pritje-te-gjykimit-erdogani-premton-avancim-te-lirive-civile"

Me rreth 26 mijë të paraburgosur në pritje të gjykimit, Erdogani premton avancim të lirive civile

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 11:38

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, është zotuar se do ta fuqizojë sistemin e drejtësisë për ta mbrojtur lirinë e të shprehurit dhe për t’i forcuar liritë civile në shtetin që është përballur me kritika nga aleatët perëndimor sa u përket të drejtave të njeriut.

Gjatë një fjalimi të mbajtur javën e kaluar, presidenti turk, i cili ka pasur raporte të tensionuara me Brukselin, paraqiti një plan me 11 pika, të cilin e quajti plan veprimi për të drejtat e njeriut. Në këtë plan përfshihen edhe përpjekjet për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe sigurimin e udhëtimit pa viza me vendet anëtare të këtij blloku.

Lexo Edhe:

“Askush nuk do të privohet nga e drejta e vet për të shprehur kritikë apo mendim”, tha Erdogani para të pranishmëve, ku kishte edhe ambasadorë të vendeve të BE-së, shkruan Financial Times, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, disa aktivistë turq e vunë në dyshim sinqeritetin e zotimit të qeverisë. Hurrem Sonmez, avokate që merret me rastet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, tha: “Në një shtet ku njerëzit ndalohen për periudha të gjata për besimin dhe aktivitetin e tyre politik, pak njerëz besojnë se thjesht përgatitja e një plani do ta bëjë dallimin. Ajo që është me rëndësi është veprimi që do ta ndryshojë gjendjen e tanishme.”

Sipas indeksit të organizatës “Freedom House”, në listën me 100 shtete, Turqia radhitet si vendi i 32-të me më së paku liri. Mijëra aktivistë politikë dhe gazetarë janë burgosur.

Ankaraja i ka injoruar urdhrat nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut që t’i lirojë politikanin kurd, Selahattin Demirtas dhe aktivistin e shoqërisë civile, Osman Kavala.

Në bazë të raportit të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, deri në korrik të vitit 2020, të dhënat nga Ministria e Drejtësisë tregojnë se 58.409 persona janë duke u gjykuar, ndërsa 132.954 janë ende nën hetime kriminale për terrorizëm në lidhje me lëvizjen e klerikut Fetullah Gylen. Prej tyre, 25.912 janë duke u mbajtur në burg.