Me rikthimin e La Ligës, Messi synon ta shkruajë historinë në futbollin spanjoll - Gazeta Express
string(79) "me-rikthimin-e-la-liges-messi-synon-ta-shkruaje-historine-ne-futbollin-spanjoll"

Gazeta Express

27/05/2020 22:32

Me rikthimin e La Ligës, Messi synon ta shkruajë historinë në futbollin spanjoll

Gazeta Express

27/05/2020 22:32

Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi i synon dy rekorde në futbollin spanjoll, sapo të rifillojë sezoni në La Liga pas dy javësh, titullin e 11-të me klubin katalonas dhe trofeun e shtatë “Pichichi” për golashënuesin më të mirë  

Sezonin e kaluar, sulmuesi argjentinas Messi e siguroi çmimin e gjashtë “Pichichi” në Spanjë pasi më parë e kishte fituar atë edhe në vitet 2010, 2012, 2013, 2017, 2018, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kapiteni i katalonasëve tani synon ta fitojë atë për herë të shtatë, duke e kaluar ikonën e Athletic Club, Telmo Zarra, i cili e mban rekordin me gjashtë sosh nga vitet e 40-ta dhe 50-ta.

Po ashtu, Messi e synon edhe titullin e 11-të në La Liga me Barcelonën. Rekordi mbahet nga Paco Gento i Real Madridit, i cili i ka fituar 12 në total.

Messi i ka shënuar 19 gola deri tani në këtë edicion të La Ligës. Ai ndiqet nga Karim Benzema i cili i ka pesë gola më pak dhe kjo e bën Messin favorit për ta fituar këtë çmim përsëri.

Messi e kaloi në shtëpinë e vet duke ushtruar kohën e ngujimit si pasojë e pandemisë koronavirus dhe u rikthye javë më parë në stërvitje me klubin.

Ai duket në formë të mirë dhe i gatshëm për sezonin e ri. /Gazeta Express/