Me qese droge të gëlltitura në stomak, si u zbulua i sapo kthyeri nga leja në burgun e Korçë


Gazeta Express
19 Maj 2019 11:30

Një i dënuar në burgun e Korçës ka tentuar që të fusë brenda burgut një sasi prej 22 dozash droge më 5 maj. I dënuari L.B kishte dalë me leje shpërblyese nga burgu por në momentin e kthimit në qeli në stomakun e tij janë gjetur 22 doza kanabis në një qese plastike.

Sipas policisë së burgut droga ishte futur në barkun e të dënuarit nëpërmjet gëlltitjes, por tentativa shkoi dëm pasi u zbulua nga skaneri. Tashmë i dënuari  me inicialet L.B do të përballet edhe me akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Ndërkohë në po të njëjtën datë gjatë kontorlleve të policisë në burgun e Peqinit, brenda një qelie janë gjetur dhe sekustruar 4 telefona celularë. Qelia në fjalë ku u gjetën celularët ishte e të dënuarëve D.H dhe E.H, ndërsa celularët i kishin fshehur në pasijet elektroshtëpiake.

Te fundit


Kthehu lart