Më pak se gjashtë orë gjumë në natë rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit


Gazeta Express
3 Tetor 2019 17:42

Më pak se gjashtë orë në natë mund të rritin rrezikun e vdekjes së hershme dhe kancerit, sipas një studimi

Diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës apo edhe atak kardiak mund të jenë më të shpeshta, sipas ekspertëve, tek ata njerëz të cilët flenë pak orë gjatë natës.

Studimi, i publikuar në “American Heart Association”, arriti në konkluzionin se kohëzgjatja e shkurtër e gjumit mund të jetë një rrezik serioz për sëmundjet vdekjeprurëse.

Ndërsa niveli normal i gjumit – rreth tetë orë në natë – mund të mbrojë të rriturit e moshës mesatare me një ose më shumë kushte, zbuloi studimi.

Ekspertët analizuan 1654 të rritur, të cilët u monitoruan në një laborator gjumi për një natë, që nga viti 1991 deri në vitin 1998.

Nga 512 vdekjet deri në fund të vitit 2016, një e treta e tyre ishin për shkaqe të një ataku kardiak, hemorragji cerebrale, ndërsa një e katërta e tyre nga kanceri, transmeton revista Class

Rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte gati i papërfillshëm për të gjithë ata që flinin më shumë se 8 orë në natë.

Rreziku nga kanceri

Prof. Julio Fernandez-Mendoza thotë pas studimit se: “Një gjumë normal mund të jetë parandalues.” Pak orë gjumë shihen si një faktor i dobishëm rreziku dhe paç kanë evidentuar edhe praktikat e specializuara klinike.

Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të ekzaminuar, përmirësuar dhe rritur ndjeshëm gjumin përmes terapive mjekësore dhe terapive të sjelljes.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart