Më në fund flet presidenti i Barcelonës, pasi u akuzua nga Messi se nuk e mbajti fjalën - Gazeta Express
string(86) "me-ne-fund-flet-presidenti-i-barcelones-pasi-u-akuzua-nga-messi-se-nuk-e-mbajti-fjalen"

Më në fund flet presidenti i Barcelonës, pasi u akuzua nga Messi se nuk e mbajti fjalën

Gazeta Express

20/09/2020 10:22

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se thjesht nuk ka mundur ta lejojë Lionel Messin të largohet nga klubi, duke nënvizuar se argjentinasi është më i miri në botë dhe se ekipi ka nevojë për të.

Messi e tronditi botën e futbollit dhe Barcelonën kur e dorëzoi një shkresë largimi muajin e kaluar, por Barça refuzoi ta lejojë atë të largohet falas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo e detyroi Messin që përfundimisht të vendosë të qëndrojë në klub edhe këtë sezon, por e kritikoi Bartomeun se e theu fjalën e dhënë dhe nuk e lejoi atë të largohet siç i kishte premtuar.

Por Bartomeu – i cili është nën presion të madh – beson se nuk ka pasur zgjidhje tjetër pos ta mbajë kapitenin, për të cilin beson se do ta bëjë dallimin edhe për ekipin e Ronald Koeman këtë sezon.

“Nuk dua të futem në konflikt me të. Ai është kapiteni jonë dhe lideri i ekipit tonë”, tha Bartomeu për Messin në një intervistë për TV3.

“Nuk kam mundur ta lë të largohet nga klubi. Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve dhe ekipi ka nevojë për të. Ta kesh Messin suksesin e ke të garantuar”, nënvizoi ai.

“Ne duhet ta urojmë veten që e bëmë Messin të qëndrojë me ne dhe për mënyrën sesi është sjellë ai ditëve të fundit. Lojtari më i mirë në botë duhet të qëndrojë në shtëpi”, shtoi ai. /Gazeta Express/