Më në fund arrihet marrëveshja, Barella te Interi për 45 milionë euro


Gazeta Express
11 Korrik 2019 22:04

Nicolo Barella pritet t’i kryejë të premten testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontraë 4-vjeçare me Interin. 22-vjecari do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Interi më në fund ka arritur marrëveshje me Cagliarin për transferimin e mesfushorit, Nicolo Barella për 45 milionë euro plus bonuse.

“Sky Sport Italia”, “Sportitalia”, “Gazzetta dello Sport” dhe “Niccolo Ceccarini” të gjitha raportojnë se Barella do t’i kryejë të premten testet mjekësore dhe më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhë, transmeton Gazeta Express.

Derisa Sky raporton se 22-vjeçari do të transferohet në formë huazimi me obligim blerje për 45 milionë euro, Gazzetta shkruan se huazimi do t’i kushtojë Interit 10 milionë euro plus 35 të tjera në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare dhe do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Barella do t’i bashkohet skuadrës në parasezon menjëherë pasi t’i kryejë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te Interi.

Antonio Conte shpreson ta ketë të gatshëm nga dita e parë në International Champions Cup, që do të nisë me sfidën kundër Manchester United me 20 korrik. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart