“Më mungon”, Arbana i shpreh publikisht dashurinë Eduartit


Gazeta Express
19 Korrik 2019 9:06

Arbana Osmani ndodhet me pushime në Turqi. Ajo na bëri me dije se ndodhet bashkë me familjen e saj, dhe po i përkushtohet ditëve me djalin e saj Jon.

Por, ndërsa Arbana shijon ditët e nxehta në resortin luksoz, Eduart Grishaj poston fotot ‘e vjetra’ nga Mykonos ku ishin bashkë me moderatoren, dhe kjo u kuptua përmes detajeve që s’i shpëtuan syrit të publikut.

Ndërsa Eduarti ka ndarë një pozë nga ishulli grek, Arbana Osmani ka vendosur të lerë menjanë privatësinë dhe t’i shkruajë publikisht se i mungon.

“Më mungon,”– shkruan Arbana Osmani bashkëngjitur postimit të regjisorit, duke lënë të kuptojmë se i mungojnë ditët e qëndrimit pranë tij.

Por, edhe Eduarti i është përgjigjur menjëherë këtij komenti romantik: “Edhe mua gjithashtu”.

Postimi i Eduart Grishajt dhe komentet mes tij dhe Arbana Osmanit.

Te fundit


Kthehu lart