Me ligjin e ri për ADN’në, familjarët do të dënojnë të afërmit e tyre


Gazeta Express
25 Prill 2019 20:34

Për ndërtimin e një profili të ADN-së, mjafton një qime floku, një bisht cigareje të tymosur ose një ekskrement nga trupi njerëzor. Në rast se teknikët e kriminalistikës gjejnë në vendin e ngjarjes gjurmë të tilla, atëherë ata mund të krijojnë prej tyre një gjurmë gishti gjenetike dhe rrjedhimisht, një profil të ADN-së.

Por jo gjithmonë ADN-ja të shpie te kryerësi i veprës penale, shkruan srf.ch. Në rast se ADN-ja e dorasit nuk është bërë kurrë, atëherë nuk do të ketë as të qëlluar në bankën e të dhënave, transmeton albinfo.ch. Dhe, në një rast të tillë mund të hyjë në punë kërkimi i të dhënave të familjarëve të kryerësve të dyshuar të delikteve.

“Në këto raste,  në  bankën e të dhënave hulumtohen të dhënat e familjarëve të afërm si prindërit, fëmijët ose motrat dhe vëllezërit”, thotë Florian Näf nga Zyra Federale për Polici (Fedpol). Kështu, në mënyrë indirekte mund të vihet në gjurmë të të dyshuarit për krim.

Gjykata Federale Penale në vitin 2015 e ka lejuar përdorimin e kësaj metode, edhe pse ende nuk ka ndonjë bazë të qartë ligjore për një gjë të tillë.

Deri tash kërkimi gjenetik te familjarët është zbatuar 15 herë në raste të hetimeve penale në Zvicër. Dhe, të gjitha herët, pa sukses, përcjell albinfo.ch. Por megjithatë Fedpol dëshiron që këtë metodë ta përfshijë në ligjin e ri për Profilet e ADN-së, i cili muajve të ardhshëm dërgohet për konsultim.

“Synohet që kërkimi te familjarët të futet në kontekstin e rishikimit të ligjit në mënyrë eskplicite në ligj”, thotë Näf.

Projekti po kritikohet nga avokatët mbrojtës, të cilët kritikën e tyre e argumentojnë duke thënë se të afërmit e pafajshëm përfshihen pa të drejtë në hetimet penale. Edhe eksperti i mbrojtjes së të dhënave, Adrian Lobsidger është shprehur skeptik, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, gjatë një hetimi të zakonshëm, familjarët kanë të drejtë kundërshtimi të dhënies së dëshmisë. Ndërsa me rastin e kërkimit gjenetik të të afërmve, prindërit, fëmijët ose vëllezërit e motrat mund ta ngarkojnë të dyshuarin, familjar të tyre, pa ju kërkuar leja për këtë”.

Te fundit


Kthehu lart