Me Lambo e Mercedesa 120 mijë £, shqiptarët "djegin" rrugët e Londrës, video nga festa kuqezi - Gazeta Express
string(87) "me-lambo-e-mercedesa-120-mije-shqiptaret-djegin-rruget-e-londres-video-nga-festa-kuqezi"

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 14:35

Me Lambo e Mercedesa 120 mijë £, shqiptarët “djegin” rrugët e Londrës, video nga festa kuqezi

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 14:35

110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe nga shqiptarët që jetojnë në Londër. Përmes një artikulli DailyMail ka pasqyruar festën e shqiptarëve në rrugët e Britanisë, duke valëvitur flamurin kuqezi.

Sipas medies britanike qindra burra dhe gra shqiptare kanë festuar në rrugët e Londrës me makina të shtrenjta të tipit Audi, Range Rovers, Porsche e Lamborghini.

Lexo Edhe:

Flamuri shqiptar sië shkruan Daily Mail është valëvitur nëpër makina, duke veçuar disa prej tyre, një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £.

Shumë video nga festa janë bërë virale në rrjetet sociale, madje në një prej tyre shqiptarët ia kanë marrë edhe valles.

/Gazeta Express