Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se investon në atë që kanë të përbashkët Berlini dhe Uashingtoni.
Kjo ishte përgjigja e tij kur u pyet se kë do ta zgjedhte në mes Uashingtonit apo Berlinit.
“Edhe Gabriel Escobar ka thënë se Ballkani i Hapur duhet të përbëhet nga gjashtë shtete”, ka thënë Kurti në “Syri TV”.
Ai është shprehur i vetëdijshëm për divergjencat gjeopolitike që kanë SHBA-ja me Gjermaninë.
Kurti e ka vlerësuar rolin e të dy shteteve; SHBA-ve dhe Gjermanisë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor së pari e ka vizituar Prishtinën për t’u takuar me Kurtin. /Express