Me gota shampanje dhe duke dëgjuar Vuçiç! Rama darkon në Novi Sad për “mini- shengenin”


load
Gazeta Express
9 Tetor 2019 21:29

Pas mbërritjes së tij në aeroportin e Beogradit, Rama ka udhëtuar drejt Novi Sad për t’u takuar me kryeministrin Zaev, Presidentin Vuçiç dhe kryeministren serbe Brnabiç.

Marrëveshjes për “mini- shengenin” mes tre vendeve e ka paraprirë një darkë këtë mbrëmje në një prej lokaleve te qytetit.

Në videot e publikuara në media, duket momenti ku Rama dëgjon me vëmendje se çfarë po i thotë Vuçiç kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Fokusi i takimit trepalësh do të jetë një “shengen” i vogël ballkanik, me qëllimin integrimin e tregjeve në rajon, heqjen e pengesave doganore si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në Ballkan./Express

Te fundit


Kthehu lart