Me golat e Berishës, rriten shpresat për kualifikim Salzburgun - Gazeta Express
string(61) "me-golat-e-berishes-rriten-shpresat-per-kualifikim-salzburgun"

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 21:13

Me golat e Berishës, rriten shpresat për kualifikim Salzburgun

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 21:13

Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha, që përfaqëson Gjermaninë U21, ka shënuar dy gola sonte në Ligën e Kampionëve kundër Lokomotivës së Moskës, duke i dhënë kështu shpresë skuadrës së tij për një kualifikim tutje në 1/8-ën e finales se Ligës së Kampionëve

Salzburgu ka bërë një hap të madh sonte drejt kualifikimit në fazën nokdaun në Ligën e Kampionëve, ku ka mposhtur me rezultat 1-3 në Moskë, Lokomotivën.

Lexo Edhe:

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane, Mërgim Berisha.

Salzburg e kontrolloi shumë më mirë pjesën e parë derisa Berisha ishte klinik në finalizimet e tij para golit.

Golin e parë ai e shënoi në minutën e 28-të dhe nuk kishte shumë vështirësi për ta shënuar pasi që ai u gjet më se miri në një tollovi të shkaktuar në zonën e Lokomotivës.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Berisha shënoi përsëri një gol të bukur.

Një top i fituar në mesfushë nga Lokos dhe Koitas ky i fundit nxorri shumë mirë përpara sulmuesin kosovar i cili shënoi një gol të bukur me të majtën e tij duke u gjendur ballë për ballë me portierin e Lokomotivës. Goli u shënua në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë ishte prapë më e mirë për Salzburgun të cilët e kontrollonin mirë ndeshjen.

Megjithatë, rusët shënuan gol në minutën e 79-të me anë të Miranchuk.

Por, në kërkim të barazimit skuadra ruse hapi ndeshjen kurse një kundërsulm i austriakëve soli edhe golin e tretë për austriakët në minutën e 81-të. Shënoi Adeyemi.

Kjo fitore e lë në lojë skuadrën e Salzburg për kualifikim në 1/8 e finales, në rast se sonte Bayern Munchen barazon ose fiton në Madrid kundër Atletico Madridit që ka 5 pikë në grup, një më shumë se Salzburg në vendin e tretë me 4.

Kështu Salzburg atëherë do të zgjidhte kualifikimin tutje në fazën tjetër në ndeshjen e fundit kundër Atlletico Madridit që zhvillohet në Austri. /GazetaExpress/