Me gjithë fitoren, Man United eliminohet - Man City kalon në finale të EFL-së - Gazeta Express
string(74) "me-gjithe-fitoren-man-united-eliminohet-man-city-kalon-ne-finale-te-efl-se"

Me gjithë fitoren, Man United eliminohet – Man City kalon në finale të EFL-së

Gazeta Express

29/01/2020 22:43

Edhe pse u mund 1:0 nga Manchester United, Manchester City ka arritur ta sigurojë një vend në finale të Carabao Cup falë rezultatit të përgjithshëm 3:2 nga dy ndeshje gjysmëfinale.

Unitedi udhëtoi drejt Etihadit i vetëdijshëm se i duhej një fitore e thellë për ta përmbysur rezultatin, në mënyrë që të kalojë në finale, por dështoi të shënojë më shumë se një herë dhe si pasojë u eliminua, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

City e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në Old Trafford dhe erdhi në këtë takim më e relaksuar.

Nemanja Matic shënoi golin e fitores për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që ishte i pamjaftueshëm për ta çuar tutje në finale.

Mesfushori serb u ndëshkua me karton të kuq një çerek lojë para fundit, duke e lënë në baltë skuadrën e vet.

Skuadra e Pep Guardiola Manchester City në finale do të përballet me Aston Villa. /Gazeta Express/