“Më fal që nuk munda me mbërritë në kohë ”, Dom Gjergj Meta mesazh prekës për 24-vjeçarin e vrarë në Krujë - Gazeta Express
string(102) "me-fal-qe-nuk-munda-me-mberrite-ne-kohe-dom-gjergj-meta-mesazh-prekes-per-24-vjecarin-e-vrare-ne-kruje"

“Më fal që nuk munda me mbërritë në kohë ”, Dom Gjergj Meta mesazh prekës për 24-vjeçarin e vrarë në Krujë

Gazeta Express

05/06/2020 10:26

Dy vëllezër u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Krujë, nga një person, i cili, sipas Policisë, dyshohet se i ka qëlluar për motive hasmërie. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, në rrethana ende të paqarta. Vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, janë plagosur rëndë me armë zjarri dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar edhe reagimin e Dom Gjergj Metës, i cili në një postim në rrjetet sociale tregon se e njihte njërin nga v.iktimat.

Lexo Edhe:

gjon

Dom Gjergj Meta njihte Xhontilin, i cili ishte pagëzuar Gjon dhe ishte një i ri shumë aktiv në aktivitetet e rinisë së krishterë.

Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërritë në kohë …
Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.