Më deshte kur nuk kisha lekë: Labinot Tahiri bën një dedikim shumë të bukur për gruan


Gazeta Express
13 Qershor 2019 16:16

Labi ka falënderuar gruan e tij Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri-Labi, është një prej këngëtarëve më të pëlqyer aktualisht.

Ndërkohë, ai njihet edhe si humanist dhe i dashur me njerëz.

Në shumë intervista Labin e keni dëgjuar, teksa ka folur edhe për të kaluaren e tij para se ai të bëhej këngëtar.

Labi me anë të një fotografie të publikuar në Instagram ka falënderuar gruan e tij, e cila i ka qëndruar gjithmonë afër si në momentet e vështira edhe të mira.

Ai gjithashtu ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

“Qëndrueshmeria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë, kjo u bë se deshti Zoti , dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha( Lekë) Prandaj isha dhe jam shërbetori yt si i shumë njerëzve pa ndryshuar asnjeherë as nga karriera e as nga paraja. Humanizmit i takojmë të dy se sa kam dhënë unë ke dhënë edhe ti du te them se JEMI NJË”, ka shkruar Labi në Instagram.

Te fundit


Kthehu lart