Video/ Me buqetë me lule në dorë, ky është momenti kur autori ekzekuton shqiptarin në Ekuador - Gazeta Express
string(106) "me-buqete-me-lule-ne-dore-ky-eshte-momenti-kur-autori-ekzekuton-me-nje-plumb-ne-koke-shqiptarin-ne-ekuador"

Ballina

Gazeta Express

23/01/2022 20:07

Video/ Me buqetë me lule në dorë, ky është momenti kur autori ekzekuton shqiptarin në Ekuador

Ballina

Gazeta Express

23/01/2022 20:07

Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në  Guayaquil të Ekuadorit me një plumb në kokë. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, vjen me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet të cilat tregojnë momentin e vrasjes dhe nga to duket qartë që me të marrë plumbin shqiptari rrëzohet në dysheme i pajetë. Pasi ekzekutuan 34-vjeçarin nga Durrësi, autorët hapën zjarr edhe në drejtim të klientëve të tjerë në lokal, duke bërë që të gjithë të gjenin strehim poshtë tavolinave.

Lexo Edhe:

Viktima ndodhej bashkë një person tjetër në tavolinë në momentin që u qëllua për vdekje.

“Në videon e publikuar nga Xhungel.al, tregohet qartë e gjithë skena e krimit, dinamika e lëvizjeve të autorit dhe përpjekja e personit që ndodhej në tavolinë me viktimën për ta sulmuar vrasësin me karrige dhe çfarë t’i kapte dora,” shkruan Hoxha në postimin e tij në Facebook.

Si psojë e breshërisë së plumbave, e plagosur mbeti edhe një vajzë 26-vjeçare e cila ishte e ulur me një grup të rinjsh pranë tavolinës ku u vra Dashi. Dyshohet se shkak për ekzekutimin mund të jetë bërë përfshirja e 34-vjeçarit në trafikun e kokainës.