Ndalohet një automjet me lëndë narkotike në Qafë-Botë.
Mjeti drejtohet nga shtetasi Arsen Hoxha, nga Cakrani i Fierit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten drejt Greqisë.
Pasi mjeti iu ushtrua kontrollit nga policia kufitare e Sarandës, brenda mjetit u gjetën një sasi e konsiderueshme marijuane prej 70 kg.
40 vjeçari është arrestuar edhe më parë në vitin 2014 për trafik klandestinësh në Sarandë.