Më 9 qershor mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë - Gazeta Express
string(55) "me-9-qershor-mbahet-ankandi-i-shtate-i-letrave-me-vlere"

Gazeta Express

02/06/2020 8:56

Më 9 qershor mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë

Gazeta Express

02/06/2020 8:56

Ministria e Financave dhe e Transfereve ka njoftuar se më 09 qershor 2020 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 30 milionë eurosh.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka bërë me dije se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Lexo Edhe:

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.