“Me 3 turne apo me 4” Rama në Thumanë: Banesat individuale të mbarojnë në fund të 2020 - Gazeta Express
string(83) "me-3-turne-apo-me-4-rama-ne-thumane-banesat-individuale-te-mbarojne-ne-fund-te-2020"

“Me 3 turne apo me 4” Rama në Thumanë: Banesat individuale të mbarojnë në fund të 2020

Gazeta Express

08/04/2020 13:35

Kryeministri Rama ka vizituar Thumanën e goditur rëndë nga tërmeti i nëntorit të kaluar, për të parë nga afër nisjen e punimeve për rindërtimin e qytezës.

Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, dhe ka kërkuar që puna të bëhet me 3 turne, apo edhe me 4 nëse mundet, në mënyrë që puna për ndërtimin e shtëpive individuale të mund të mbyllet në fund të këtij viti.

Lexo Edhe:

“Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të Ri me sukses, tani nuk i bëjmë dot të gjitha, por ata që kanë shtëpi individuale, duhet të bëjmë çmos. Me tre turne, me katër turne nuk e di tani si do behet, por duhet qe se paku shtepite individuale t’i mbyllim”- tha Rama.

STATUSI NË RRJETIN SOCIAL:

THUMANË – NISIM RINDËRTIMIN

*të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort