“Më 12 prill qytetarët kanë shans ta kthejnë shpresën e humbur”


Gazeta Express
20 Tetor 2019 21:43

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se qytetarët do të kenë që ta shans që më 12 prill ta kthejnë shpresën e humbur tek të rinjtë.

Ai tha se partia e tij është e gatshme që të shkojë në zgjedhjet e parakohshme që i kërkon tash e një kohë të gjatë.

“Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë më një zonjë. Ajo që tanimë është konfirmuar, më 12 prill shkojmë në zgjedhje, ne si parti ishim të gatshëm, por 12 prilli u zgjodh për arsye se deri atëherë presim anëtarësimin e vendit në NATO. Qytetarët më 12 prill kanë shans që ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, të cilët kohëve të fundit po braktisin shtetin në pamundësi që të prosperojnë këtu”, tha Sela.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart