Më 10 gusht, Bennacer lojtar i Milanit


Gazeta Express
23 Korrik 2019 17:39

Ismael Bennacer e ka kompletuar transferin e tij në Milan por ai do të fillojë punën me klubin e tij të ri vetëm pas 10 gushtit

Bennacer ka kaluar ditën në zyrët e Milanit sot ku ka kryer testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e tij pasi Milan arriti marrëveshje që ta transferojë atë për 16 milionë euro, transmeton GazetaExpress.  

Megjithatë, Radio Rossonera raporton që mesfushori do të vazhdojë pushimet e tij pasi që ai fitoj Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerinë këtë verë.

“Jam shumë i lumtur, Forza Milan”, ka thënë 21 vjeçari, raporton Sky Sport Italia

Pas kësaj ai ka ateruar në qytetin francez Arles, ku ka lindur dhe ku ka filluar karrierën, për të kaluar pushimet pak aty dhe mandej në ndonjë vend tjetër ekzotik. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart