Mbytet një tjetër pushues nga Kosova në plazhin e Durrësit - Gazeta Express
string(58) "mbytet-nje-tjeter-pushues-nga-kosova-ne-plazhin-e-durresit"

Mbytet një tjetër pushues nga Kosova në plazhin e Durrësit

Gazeta Express

06/07/2020 13:29

Paraditen e sotme një tjetër person është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Hekurudha.

Lexo Edhe:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B. 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Për pasojë pushuesi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të premten një tjetër pushues nga Kosova, 73 vjeç, u mbyt gjatë larjes në det, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Ndërsa pak ditë më parë një tjetër pushues nga Kosova u mbyt në Shëngjin

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.