Mbytet një 34-vjeçar nga Kosova në plazhin e Shëngjinit - Gazeta Express
string(55) "mbytet-nje-34-vjecar-nga-kosova-ne-plazhin-e-shengjinit"

Mbytet një 34-vjeçar nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

Gazeta Express

10/07/2020 17:25

Pasditen e sotme një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit.

Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00.

Lexo Edhe:

Trupi i pajetë i të riut nga Kosova është pikasur nga pushuesit në plazh.

Ai u transportua në spitalin e Lezhës me urgjencë, por nuk mbijetoi.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.