Mbytet një 32- vjeçare në Bulqizë


Gazeta Express
11 Shtator 2019 10:03

Një 32-vjeçare me iniciale M.F. është mbytur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 në lumin e Bulqizës.

Në trupin e 32-vjeçares nuk janë gjetur shenja dhune.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë po hetohet për zbardhjen e saj.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja  M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë.

Nga kqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune”, njofton policia.

Te fundit


Kthehu lart