Mbyllet takimi mes klubeve, Premierliga i afrohet edhe më shumë rinisjes - Gazeta Express
string(71) "mbyllet-takimi-mes-klubeve-premierliga-i-afrohet-edhe-me-shume-rinisjes"

Gazeta Express

27/05/2020 13:44

Mbyllet takimi mes klubeve, Premierliga i afrohet edhe më shumë rinisjes

Gazeta Express

27/05/2020 13:44

Premierliga e ka bërë një tjetër hap drejt rinisjes së sezonit 2019/20, pasi klubet votuan unanimisht për lejimin e kontaktit mes lojtarëve në seancat stërvitore, të cilat nisën javën e kaluar.

Qeveria britanike e dha, të hënën, dritën e gjelbër për zhvillimin e seancave stërvitore me karakter garues dhe me kontakt të afërt mes lojtarëve, ndërsa tani klubet e kanë miratuar këtë plan edhe formalisht në takimin që u zhvillua të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë takim, ku morën pjesë të gjitha klubet e Premierligës dhe bordi drejtues, u vazhdua kështu puna për rinisjen e sezonit, me synimin për t’u kthyer në fushën e blertë rreth gjysmës së muajit qershor.

Sezoni 2019/20 i Premierligës ishte pezulluar në mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në botë, mirëpo klubet u kthyen në stërvitje javën e kaluar, por të detyruar t’i respektojnë udhëzimet për mbajtjen e distancës sociale mes vete.

“Aksionarët në Premierligës votuan sot unanimisht për t’i lejuar kontaktet mes lojtarëve në stërvitje – duke e bërë kështu një hap tjetër drejt rinisjes së sezonit në Premierligë, kur të jetë e sigurt të bëhet kjo gjë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Premierliga.

“Skuadrat tani mund të stërviten në grupe dhe të bëjnë ndërhyrje, përderisa duhet t’i minimizojnë kontaktet e afërta të panevojshme”.

“Prioriteti i Premierligës është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve. Protokollet strikte mjekësore janë vendosur për t’u siguruar që kampet stërvitore të jenë sa më të sigurta që të jetë e mundur për lojtarët dhe stafin, përderisa testet për Covid-19 të vazhdojnë të bëhen dy herë në javë”. /Gazeta Express/