Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Barcelona – Real Sociedad


Gazeta Express
20 Prill 2019 21:35

45 minutat e parë të ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Sociedadit janë mbyllur me rezultat 1:0. Kjo ndeshje, e cila po zhvillohet në stadiumin “Camp Nou” është e vlefshme për xhiron e 33-të të La Ligës.

Barcelona arriti ta zhbllokojë rezultatin në fund të pjesës së parë pjesën e parë të ndeshjes kundër Real Socideadit, përmes golit të shënuar me kokë nga Clement Lenglet, raporton Gazeta Express.

Barcelona dominoi me 56 për qind të posedimit të topit në pjesën e parë, mirëpo Real Sociedadi e humbi një rast shumë të mirë për të kaluar në epërsi para se ta bënte një gjë të tillë Barcelona.

Djelmoshat e Ernesto Valverdes i patën tri goditje brenda kuadratit të portës nga gjithsej 5, ndërsa Real Sociedadi e pati vetëm një që e rrezikoi portën e Marc-Andre ter Stegenit.

Gjatë pjesës së pari, sipas Sofascore, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte mbrojtësi Lenglet, me notë 7.7, ndërsa pas tij ishte kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, me notë 7.5. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart