Mbyllet një tjetër emision televiziv në Shqipëri


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 14:35

Nga kjo javë emisioni i njohur satirik  ‘Bypass Show’  nuk do transmetohet më

Vetë stafi lajmëron në rrjetet sociale se mbas 13 vitesh, ky emision nuk do dalë më në transmetim.

 ‘Miq te Bypass Shoë. Prej 13 vitesh kemi qene bashke ne nje udhetim fantastik permes satires, nepermjet te ciles jemi perpjekur te sjellim tek ju realitetin ashtu sic eshte ne te vertete. Ne kuptimin e plote te fjales, kemi ndejtur shtrember dhe kemi folur drejt.

Por si cdo gje ne kete bote edhe udhetimi yne e ka nje fund. Nga sot Bypass Shoë nuk do ta vazhdoje me transmetimin e tij ne TV Vizion Plus, ku ndiqej prej me shume se nje dekade. Ju falenderojme perzemersisht qe keni qene pjese e hapesires sone “disinformuese” dhe sic thote edhe Bajko… RELAX!’ shkruhet në postim.

Ky emision ka qenë në autoriësinë dhe moderimin e aktorit të njohur të humorit Agim Bajko.

Te fundit


Kthehu lart