Mbyllet një rrugë në Kaliforni, 40 mijë bletë dalin nga kulmi i hotelit - Gazeta Express
string(70) "mbyllet-nje-rruge-ne-kaliforni-40-mije-blete-dalin-nga-kulmi-i-hotelit"

Gazeta Express

23/02/2020 9:02

Mbyllet një rrugë në Kaliforni, 40 mijë bletë dalin nga kulmi i hotelit

Gazeta Express

23/02/2020 9:02

Një grumbull prej rreth 40 mijë bletëve ka dalë nga kulmi i një hoteli në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i rrezikuar mysafirët dhe banorët lokalë. Pesë persona u dërguan në spital.

Policia dhe zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes pas raportimeve për një grumbull të madh të bletëve në Pasadena. Dy zjarrfikës, dy policë dhe një civil përfunduan në spital për shkak të pickimit nga bletët.

Lexo Edhe:

“Diçka ndikoi që ato të lëshohen, ndonjë veprim, zhurmë, dridhje…është vështirë të tregohet se çfarë saktësisht”, tha Dave Williams nga Shoqata e Bletarëve në Los Angeles, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lisa Derderian, zëdhënëse e zjarrfikësve në Pasadena, tha: “Kemi zjarrfikës që punojnë këtu për shumë vjet dhe ata kanë thënë se ky është grumbulli më i madh i bletëve që kanë parë ndonjëherë në një vend.”

Të ashtuquajturat bletë të afrikanizuara janë lloj i përzier i bletëve afrikane dhe evropiane, i përhapur së pari në Amerikën Jugore në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar.

Për shkak të sjelljes agresive që kanë për mbrojtjen e foleve të tyre, ato e kanë marrë nofkën “bletët vrasëse”.