Mbyllet kompleksi i njohur në plazhin e Dhërmiut


Gazeta Express
9 Gusht 2019 10:45

Një prej vendeve më të njohura në plazhin e jugut shqiptar në Dhërmi është mbyllur nga tatimet për shkak se nuk lëshonte kupona tatimor.

Fjala është për “Havanën” e famshme në plazhin e Dhërmiut, e cila është mbyllur. Rama e ka përcjellë vetë mesazhin përmes një statusi në rrjetin social nga ku shkruan:

Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën 


Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart