Mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe, dy punonjës rezultojnë pozitivë me COVID-19 - Gazeta Express
string(79) "mbyllet-bashkia-e-malesise-se-madhe-dy-punonjes-rezultojne-pozitive-me-covid-19"

Mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe, dy punonjës rezultojnë pozitivë me COVID-19

Gazeta Express

10/07/2020 9:32

Bashkia e Malësisë së Madhe do të qëndrojë e mbyllur në fundjavë, pasi ambientet e saj do të dezinfektohen.

Shkak për mbylljen është bërë infektimi me COVID-19 i dy punonjësve, ndërsa për nëntë të tjerë që kanë pasur kontakte me të infektuarit pritet rezultati i tamponit.

Lexo Edhe:

Deri sot në Malësinë e Madhe kishte vetëm dy raste infeksioni, ku një prej tyre kishte ndërruar jetë, ndërsa pas konfirmimeve të fundit numri i të prekurve shkon në katër.