Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës


Gazeta Express
18 Shtator 2019 16:50

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të xhiros së pestë të IPKO Superligës së Kosovës. Llapi po avancon ndaj Dritës me rezultat 1:0, kurse duelet Trepça ’89 – Prishtina dhe Gjilani – Ballkani nuk sollën gola në 45 minutat e parë

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet derbi të xhiros së pestë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, e cila po luhet në mesjavë, shkruan Gazeta Express.

Llapi po avancon ndaj Dritës me rezultat 1:0, në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje.

Golin e epërsisë për llapjanët e ka shënuar Kastriot Selmani në fillim të ndeshjes.

Ndërkaq, dy ndeshjet tjera, Trepça ’89 – Prishtina dhe Gjilani – Ballkani nuk sollën gola në 45 minutat e parë të lojës.

Të enjten do të luhen tri ndeshje të tjera.

Kampioni Feronikeli pret fitore në shtëpi kundër Flamurtarit, ndërsa Vushtrria e kërkon fitoren e dytë sezonale në duel me Drenicën.

Kurse, fitoren e parë e kërkon Dukagjini, në ballafaqim me Ferizajn në shtëpi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart