Mbyllen edhe 4 bastore në Ferizaj


Gazeta Express
12 Korrik 2019 11:37

Inspektorati i Komunës, i ndihmuar edhe nga Policia e Kosovës, ka mbyllur 4 bastore në zonën qendër në Ferizaj, të cilat po operonin ilegalisht në kundërshtim me vendimin e nivelit qendror për ndalimin e lojërave të fatit, si dhe ligjit për këtë çështje.

Inspektorët e tregut pas verifikimit tërësor për zbatimin e rregullativës ligjore në fuqi, konkluduan me mbylljen e këtyre lokaleve të cilat operonin në shkelje të plotë, krejtësisht fshehtas dhe të kamufluar.

Mbyllja e bastoreve dhe kazinove në territorin e Ferizajt tashmë është një aksion i filluar shumë muaj më parë dhe po vazhdon si i tillë me intensitet më të lartë veprimi nga Inspektorati i Komunës.

Te fundit


Kthehu lart