Mbyllen dy shkolla në Vushtrri, 17 nxënës e 3 mësimdhënës infektohen me koronavirus - Gazeta Express
string(82) "mbyllen-dy-shkolla-ne-vushtrri-17-nxenes-e-3-mesimdhenes-infektohen-me-koronavirus"

Mbyllen dy shkolla në Vushtrri, 17 nxënës e 3 mësimdhënës infektohen me koronavirus

Gazeta Express

20/10/2020 11:30

Dy shkolla janë mbyllur në Vushtrri dhe po vazhdojnë mësimin onlinë pasi disa nxënës dhe mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani, në një përgjigje për Gazetën Expres.

Lexo Edhe:

Ai tha se në shkollën fillore fillore “Ali Kelmendi” kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 nxënës dhe dy mësimdhënës, ndërsa në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” janë konfirmuar 7 nxënës dhe një mësimdhënës pozitivë me COVID-19.

“Nga raporti I testimeve për COVID-19 që kemi pranuar dje nga IKSHPK, në shkollën fillore “Ali Kelmendi” kanë rezultuar pozitivë 10 nxënës dhe dy mësimdhënës. Kurse në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” janë konfirmuar 7 nxënës dhe një mësimdhënës pozitivë me COVID-19. Task Forca komunale dje pas vlerësimit të situatës ka vendosur që këto dy shkolla të kalojnë në skenarin C që dmth mësimin ta zhvillojnë online deri në një vendim tjetër”, tha Namani.

Kujtojmë se numri i të infektuarve në Kosovë po rritet çdo ditë. /Express/