Mbyllen 22 restorante, gjoba për tregtarët për rritje të çmimeve - Gazeta Express
string(63) "mbyllen-22-restorante-gjoba-per-tregtaret-per-rritje-te-cmimeve"

Mbyllen 22 restorante, gjoba për tregtarët për rritje të çmimeve

Gazeta Express

30/03/2020 20:28

Inspektorët e Inspektoratit shtetëror sanitar ende janë në spitalin e Ohrit duke i bërë inspektimet për pacienten 66 vjeçare nga Struga të cilën nuk e kanë hospitalizuar pas çka ndërroi jetë nga koronavirusi. Tani për tani Inspektorati shtetëror sanitar përveç për drejtoreshën, konfirmoi përgjegjësi edhe për mjekun kujdestar, tha Irinka Sotirova, drejtoreshë e Inspektoratit. Për këtë rast PP ngriti procedurë.

“Mbikëqyrja inspektuese ende po zgjat, megjithatë nga informacionet që i kemi deri më tani do të konfirmoj se ka pasur shkelje në lidhje me mbrojtjen shëndetësore të pacientit i cili ka kërkuar mbrojtje shëndetësore. Kjo ka të bëjë me një të punësuar shëndetësor i cili ishte kujdestar kur pacienten e sollën për kontroll”. – tha Irinka Sotirova, Drejtoreshe e ISHS-së

Lexo Edhe:

Nga Inspektorati shtetëror i tregut i zbatojnë kontrollet ndaj tregtarëve në shumicë dhe pakicë duke u bërë thirrje që të mos i rrisin çmimet. Drejtori i Inspektoratit Stojko Paunovski tha se deri më tani janë dënuar dy importues, ndërsa i thirri qytetarët të denoncojnë nëse vërejnë rritje të çmimeve nëpër markete.

“U bëjmë thirrje edhe tregtarëve me shumicë që ta respektojnë vendimin dhe marzhi më i lartë i frutave jugore gjatë shitjes me shumicë të jetë 10%. Të mos bëjnë manipulime, një tregtar i madh me një tregtar tjetër, atëherë le t’i ndajnë ato 10%.” – tha Stojko Paunoski, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror Të Tregut

Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashkoska thotë se po zbatohen kontrolle në objekte hotelierike, kurse ato që nuk i kanë respektuar masat, janë mbyllur.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer gjithsej 5.155 mbikëqyrje brenda këtyre 4 ditëve dhe vazhdojmë ne ritmin e njëjtë të kontrollit. Pra, gjatë javës së kaluar janë mbyllur 22 objekte të tjera hotelierike në Shkup, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë.” – tha Magdalena Filipovska-Grasgkoska
Kryetare e Këshillit Inspektues

Grashkoska informoi për punën e të gjitha 6 shërbimeve inspektuese të cilat kanë bërë gjithsej 7.633 mbikëqyrje. Lidhur me punën e barnatoreve, tha se është konstatuar se ato i respektojnë masat, kurse nga “Malmed-i” i cili i kontrollon çmimet e barnave, nuk është regjistruar rritja e tyre./tv21