“Mbylle gojën idiot” - Rashford kacafytet me kapitenin e vet Maguire - Gazeta Express
string(64) "mbylle-gojen-idiot-rashford-kacafytet-me-kapitenin-e-vet-maguire"

“Mbylle gojën idiot” – Rashford kacafytet me kapitenin e vet Maguire

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 15:10

Marcus Rashford është fjalosur me kapitenin e vet, Harry Maguire, gjatë barazimit pa gola të Manchester Unitedit me Crystal Palace, madje duke i thënë bashkëlojtarit të vet “mbylle gojën idiot”.

Barazimi i së mërkurës mbrëma nënkupton se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer tani ngel në vendin e dytë në Premierligë, plot 14 pikë mbrapa liderit dhe rivalit, Manchester City, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Unitedi ka mundur ta humbiste këtë ndeshje shumë lehtë, sikur mos të ishte për disa pritje brilante të portierit të dytë Henderson.

Pakënaqësitë mes lojtarëve të Unitedit ishin të qarta gjatë pjesës së dytë, pasi djajtë e kuq hasën në shumë vështirësi për të krijuar raste shënimi.

Rreth 20 minuta para fundit, Rashford e humbi durimin me Maguiren, për shkak se kapiteni e kritikoi sulmuesin anglez pse nuk i iku pozitës jashtë loje gjatë një sulmi të djajve të kuq.

Pasi e hodhi topin përpara, Maguire i tha Rashfordit: “Mos dil në pozitë jashtë loje”.

Rashford u zu në pozitë jashtë loje dhe i reagoi menjëherë kapitenit duke i thënë: ‘Mbylle gojën idiot”. /Gazeta Express/