“Mbreti i Futbollit” sot mbush 80 vjet - Gazeta Express
string(36) "mbreti-i-futbollit-sot-mbush-80-vjet"

“Mbreti i Futbollit” sot mbush 80 vjet

Gazeta Express

23/10/2020 16:06

Legjenda braziliane Edson Arantes do Nascimento apo siç njihet me nofkën  “Pele”, sot feston 80 vjetorin e lindjes.

Pele është legjendë e Brazilit dhe një ndër më të mirët në histori të futbollit.

Lexo Edhe:

Ai debutoi për kombëtaren e Brazilit në moshën 16 vjeçare, që në ndeshjen e tij të parë, Pele i la pa fjalë të gjithë dhe tregoi se do të shkruajë me germa të arta emrin e tij në librat e historisë së futbollit, raporton Gazeta Express.

Pele shkroi histori me kombëtaren e tij, pak vite pas disfatës në finale kundër Uruguait në vitin 1950, që ishte shumë e dhimbshme për të gjithë shtetin e Brazilit pasi futbollin e shihnin si mundësi jetese.

Ishte lojtari më i ri i cili u ftua nga selektori i kombëtares së Brazilit për Botërorin e vitit 1958, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse te skuadra e Santosit.

Gjatë atij botërori, u ringjallen shpresat për popullin e Brazilit, por të gjithë kishin në mendje botërorin e tetë viteve më parë, dhe Brazili synonte të ndryshonte stilin e lojës u quajtur “ginga” për të arritur te trofeu.

Përkundër hezitimeve për të ndryshuar gjatë rrugëtimit deri në finale, në fund Brazili me Pelen, nuk mundën të largohen nga ajo që i identifikon ‘ginga’ dhe me këtë stil loje, triumfuan në finale kundër organizatorit, Suedisë me rezultat 5:2.

Ai shënoi dy gola në finale për t’u bërë lojtari më i ri në histori të Kupës së Botës që e dërgon topin dy herë në portën e kundërshtarit.

Pele

Pas atij botërori të fituar në vitin 1958, tashmë falë Peles, legjenda që sot mbush 80 vjet, ishte pjesë edhe në tre botëror të tjerë ku arriti që t’i fitojë përsëri botërorin në vitin 1962 dhe me 1970, ndërsa dështoi në vitin 1964 pas humbjes nga Portugalia.

Pele u pensionua nga futbolli në vitin 1974, por një oferte 7 milionëshe nga New York Cosmos në vitin 1975 e bëri atë që të ndërrojë mendje, ai e ngriti klubin shumë dhe e promovoi futbollin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me 1 tetor të 1977, ai e luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij profesionale kundër ish-klubit të tij Santos.

Pele, si i ri te klubi i Santosit

Pele ka fituar shumë trofe gjashtë herë radhazi Kupën e Brazilit, dy herë Kupën e Libertadores, dy Kupa Internacionale të gjitha këto me skuadrën e Santosit, por edhe një kupë me skuadrën e New York Cosmos, ndërsa edhe çmime individuale si gjashtë herë radhazi golashënuesi më i mirë në Brazil.

Gjatë karrierës së tij, edhe pse nuk ka të konfirmuar diçka zyrtarisht, raportohet se Pele ka shënuar 1,282 gola në 1,363 ndeshje. Ndërsa për kombëtaren e Brazilit, ka shënuar 77 gola në 93 paraqitje.

Historinë e legjendës PELE, ende nuk e arritur asnjë lojtarë. Edhe sot ai konsiderohet si i pa thyeshëm në rekordet e tij.

I kënduar, i kremtuar i paharruar… Pele mbetet një mit dhe legjendë në historinë botërore të futbollit, atë e quajnë “Mbreti i futbollit” derisa në vitin 2010 FIFA e emëroi atë “Futbollist të Shekullit”. /Gazeta Express/