Mbretërorët mblidhen në Paris, martohet stërnipi i Napoleon Bonapartit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

19/10/2019 23:36

Mbretërorët mblidhen në Paris, martohet stërnipi i Napoleon Bonapartit

Lajme

Gazeta Express

19/10/2019 23:36

Stër-stër-stër-nipi i perandorit francez, Napoleon Bonapartit i ka dhënë fund beqarisë.

33-vjeçari Zhan Kristof Bonapart është martuar me konteshën Olimpia von und zu Arco-Zinnerberg, e cila është stër-stër-stër-mbesa e gruas së Napoleon Bonapartit, arqidukesha Mari-Luizë e Austrisë.

Ata thonë se lidhja e tyre është thjesht fryt i dashurisë dhe dasmën e organizuan në Paris, ku të ftuar ishin shumë trashëgimtarë të tjerë të familjeve mbretërore të Europës.