Mblidhet Kryesia e LDK-së, kjo është tema e diskutimit - Gazeta Express
string(53) "mblidhet-kryesia-e-ldk-se-kjo-eshte-tema-e-diskutimit"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2021 14:04

Mblidhet Kryesia e LDK-së, kjo është tema e diskutimit

Lajme

Gazeta Express

13/09/2021 14:04

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot, ndërkaq një ndër temat e diskutimit do të jetë edhe shkurtimi apo heqja e fushatës zgjedhore, raporton Express

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, në një prononcim për Reporterin.

Lexo Edhe:

“Në orën 14:00 do të mblidhet Kryesia. E padyshim njëra nga temat do të jetë edhe për fushatën zgjedhore, ku mund të kërkohet edhe shkurtimi ose heqja fare e fushatës”, ka deklaruar Gashi.

Në mbledhje do të diskutohet edhe rreth takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Osmani ka ftuar partitë politike për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale, që është planifikuar të mbahen më 17 tetor, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar shtyrjen e tyre./Express/