Mbledhje e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës


Gazeta Express
12 Qershor 2019 10:05

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 139-të të rregullt, e aprovoi vendimin për mbajtje të seancës së përbashkët ndërqeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Seanca do të mbahet në Shkup, ndërsa siç informojnë nga presshërbimi qeveritar, datën duhet ta caktojnë kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj, në pajtim me agjendat e tyre.

Sipas informacionit që me propozim të Sekretariatit për çështje evropiane, sot e miratoi Qeveria janë bërë përgatitjet e domosdoshme për mbajtje të seancës së përbashkët.

Në kuadër të përgatitjeve për seancë, siç informojnë nga presshërbimi qeveritar, zhvillohen bisedime për definimin e bashkëpunimeve mes dy qeverive, mes dy vendeve, në disa fusha, madje transport dhe infrastrukturë, tregti dhe zhvillim ekonomik, bashkëpunim me diasporën, punë të brendshme, drejtësi, bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, shëndetësi, kulturë dhe arsim.

Te fundit


Kthehu lart