Mbledhja virtuale: Kryetarët e komunave i kërkojnë Hotit të shtohet numri i inspektorëve sanitarë - Gazeta Express
string(98) "mbledhja-virtuale-kryettaret-e-komunave-i-kerkojne-hotit-te-shtohet-numri-i-inspektoreve-sanitare1"

Gazeta Express

06/07/2020 13:08

Mbledhja virtuale: Kryetarët e komunave i kërkojnë Hotit të shtohet numri i inspektorëve sanitarë

Gazeta Express

06/07/2020 13:08

Kryetarët e komunave të Kosovës sot kanë mbajtur një mbledhje virtuale me kryeministrin Avdullah Hoti. Temë diskutimi ka qenë menaxhimi i pandemisë dhe masat e reja të marra nga Qeveria

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Express se kryetarët e komunave kanë përkrahur vendimet e Qeverisë, për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lexo Edhe:

“Në mbledhjen e sotme është diskutuar për situatën aktuale me COVID-19. Kryetarët e komunave i përkrahën vendimet e fundit të Qeverisë, dhe theksuan se çdo vendim apo masë që vjen nga niveli qendror e që domosdoshmërisht në konsultim me komuna do të implementohet apo zbatohet pa kurrfarë problemi dhe mirëpresin vendime të tilla që dërgojnë në minimizimin e rasteve të të infektuarve”, deklaroi Ibrahimi.

Ibrahimi tha se kryetarët e komunave kanë kërkuar që të shtohet numri i inspektorëve sanitarë, kërkesë kjo e cila është përkrahur edhe nga Hoti.

“Kërkesa e komunave për shtimin e inspektorëve sanitarë është marrë parasysh dhe që gjatë kësaj jave pritet një udhëzim nga niveli qendror të dërgohet në nivelin lokal sa i përket angazhimit të inspektorëve sanitarë”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se kryetarët e komunave kanë paraqitur rekomandimet e tyre për zbatimin e vendimeve.

“Kryetarët e komunave mirëpritën vendimin që testet virologjike mund të bëhen edhe në nivelin e spitaleve rajonale, por edhe në nivel lokal aty ku plotësohen kushtet higjienike. Po ashtu, kryetarët e komunave u shprehën të gatshëm për trajtimin e pacientëve nëpër spitalet rajonale”, deklaroi Ibrahimi.

Kjo mbledhje e Hotit me kryetarët e komunave vjen pasa masave të reja ndaj COVID-19 qe Qeveria e Kosovës i mori të dielën.

Masat e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë hyrë në fuqi nga data 6 qershor.

Ndër masat që u morën të dielën është edhe ndalimi i qarkullimit pas orës 21:00, nëpër komunat që kanë më shumë raste aktive me COVID-19.

Po ashtu, restorantet, kafenetë, klubet e natës dhe ndërmarrje tjera të ngjashme që ofrojnë shërbime të gastronomisë kudo në Kosovë nga sot e kanë të ndaluar që të ofrojnë shërbime brenda.

Përveç që këto ndërmarrje do të mbyllen tërësisht nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ato s’do të mund të punojnë në hapësira të mbyllura as jashtë këtij orari.

 “Nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme): Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës; Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet “merre me vete”“, thuhet në pikën 9 të vendimit të qeverisë. /GazetaExpress/