Mbi dyqind vozitës janë sanksionuar shkaku i alkoholit


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 15:17

Dyqind e tre shoferë janë sanksionuar në territorin e të gjithë vendit prej mbrëmë deri në orët e hershme të mëngjesit prej orës 22:00 deri në orën 04:00 për shkak të pranisë së alkoolit në gjak.

Në kontrollin e zbatuar republikan për zbulimin e drejtuesve të automjeteve të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit kanë marrë pjesë sektorët e sigurisë në komunikacionin rrugor në të gjithë sektorët e punëve të brendshme dhe njësiti mobil i sigurisë së komunikacionit në rrugë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Janë zbuluar edhe 213 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë sanksione përkatëse.

Te fundit


Kthehu lart