Mbi 900 tonë mish pule tërhiqen nga tregu amerikan për shkak të kontaminimit


Gazeta Express
9 Nëntor 2019 9:35

Më shumë se 900 tonë mish pule janë tërhequr nga tregu në tetë shtete të Shteteve të Bashkuara për shkak të dyshimeve se ky produkt është i kontaminuar me mbetje metalike. Kështu thanë zyrtarët federalë të shëndetësisë.

Shërbimi për Sigurinë e Ushqimit i Departamentit për Bujqësi njoftoi se nga tregu janë tërhequr mbi 900 mijë kilogramë mish pule, përfshirë këmbë të pulës, pula pa lëkurë dhe pa eshtra dhe fileto pule.

Në mesin e shteteve që e kanë tërhequr këtë mish nga tregu janë Alabama, Arizona, Arkansasi, Kalifornia, Georgia, Minnesota, Oklahoma dhe Pensilvania.

Mishi ishte shitur nga kompania “Simmons Prepared Foods Inc”, e cila bazën e ka në Arkansas, ndërsa mishi ishte shpërndarë nëpër dyqane mes datave 21 tetor deri më 4 nëntor.

Cilësia e ushqimit në Shtetet e Bashkuara është vënë në dyshim edhe në të kaluarën. Lideri i opozitës britanike, Jeremy Corbyn, e ka kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me ShBA-në pasi kishte deklaruar se ushqimi që vjen nga ky shtet përmban krimba dhe qime minjsh, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart